Kikboksieri serb, Rade Opaçiq pësoi një disfatë të rëndë në luftën më të madhe të karrierës së tij dhe njëkohësisht debutimin e tij në promovimin më të fortë të kikboksit në botë, Glory.
Në eventin Glory 99, Opaçiq u ndesh me Nic Hortan në Roterdam, dhe ai u poshtërua në raundin e dytë.
Opaçiq mendoi se ishte më i mirë se ‘Big Sexy’, i cili qëndroi i palëkundur nga goditjet e kundërshtarit, duke ‘ia fikur dritat’ më pas.
Pasoi një goditje shkatërruese e Hortas në kundërpërgjigje, ai goditi Opaçiqin me një të djathtë të fuqishme për ta ulur në qoshe të ringut.
Serbi nuk mundi të ngrihej dhe gjyqtari shënoi përfundimin e meçit dhe fitoren e luftëtarit nga Kepi i Gjelbër./syri.net