Dialogu me Kosovën është nje pike e rëndësishme ne procesin e integrimit te Serbisë ne Bashkimin Europian, ndërsa Beogradi do te hape ditën e hënë dy kapitujt e pare te negociatave me Brukselin. Njeri prej tyre është kapitulli 35 qe ka per baze normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Kryeministri serb Aleksandër Vucic gjate nje takimi me komisionerin per Zgjerimin Johannes Hahn qe vizitoi Beogradin, pranoi se kapitulli 35 është i vështire, por bashkëpunimi me Kosovën eshte i rendesishem per ndërtimin e nje te ardhmeje te përbashkët. Shefi i qeverise garantoi se për të mirën e serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, por edhe për shkak të qëndrueshmërisë dhe ekonomisë, Serbia do të angazhohet për normalizimin e marrëdhënieve. Dialogu sipas tij është i nevojshëm per te ruajtur stabilitetin ne rajon. Ndërsa komisioneri Hahn vlerësoi arritjet e Serbisë, veçanërisht ne marrëveshjet e rëndësishme me Kosovën dhe përpjekjet për të përmirësuar raportet rajonale me fqinjët. Serbia shpreson qe të mbyllë negociatat me Bashkimin Evropian brenda vitit, 2019 duke ia lënë më pas unionit vendimin për anëtarësimin e saj.
Zjarri në Krujë merr përmasa të frikshme, flakët po rrezikojnë banorët dhe shtëpitë, kërkohet ndërhyrje emergjente dhe evakuim
Zjarri në Krujë po merr përmasa të frikshme, duke rrezikuar banorët dhe shtëpitë. Flakët po intensifikohen dhe po përhapen me…

