Zyrtari amerikan: Me Korenë Veriore nevojitet fuqia ushtarake

Një zyrtar i lartë amerikan ka paralajmëruar se nevojitet “fuqia ushtarake” për të trajtuar kërcënimin bërthamor të Koresë së Veriut, raporton “Daily star.

Admirali Harry Harris, kreu i Komandës së Paqësorit të SHBA, i ka bërë komente në një takim me ministrin japonez të Mbrojtjes, Itsunori Onodera.

 

SHBA dhe Japonia kohët e fundit kanë zhvilluar një sërë stërvitje të përbashkëta ushtarake pas testimeve të armëve bërthamore nga ana e Koresë Veriore.

“Është e qartë se diplomacia duhet të jetë përpjekja kryesore me Korenë e Veriut, por diplomacia duhet mbështetur edhe në fuqi ushtarak”, ka thënë ai.

Kurse, kryeministri Shinzo Abe shtoi se Japonia dëshiron të punojë ngushtë me SHBA për të rritur aftësinë e parandalimit dhe reagimit ndaj çdo kërcënimi nga Koreja e Veriut.

Javën e kaluar, vendi dërgoi anijet luftarake më të mëdha për t’u bashkuar me transportuesit e avionëve të SHBA pranë Koresë së Veriut./e.e

Leave a Reply