Gjinden pjesët e trupit të gazetarit të vrarë Kashogi

Disa pjesë të trupit të gazetarit të vrarë saudit Xhamal Kashogi janë gjetur në një pus në territorin e rezidencës të Konsullatës së përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll, deklaroi lideri i partisë turke Vatan, Dogu Perinçek për portalin turk “Haberler”.

“Mora vesh nga burime të sigurta në shërbimin e sigurisë në Stamboll se trupi i Kashogit është gjetur në një pus, që gjendet në kopshtin e territorit të rezidencës së Konsullatës së përgjithshme të Arabisë Saudite”, potencoi Perinçek.

Gazetari saudit dhe korrespondenti i “Uashington post” Kashogi është vrarë në Konsullatën saudite në Stamboll në rahje. Pas përgënjeshtrimit disaditësh, Riadi zyrtar, të premten pranoi se Kashogi është vrarë në Konsullatë në “grindje dhe rahje ” të paplanifikuar.

Për shkak të asaj janë arrestuar 18 persona dhe është ndërruar përfaqësuesi i lartë i shërbimit zbulues saudit.

Kashogi u zhduk më 2 tetor, ndërsa për herë të fundit është parë se si hyn në Konsullatën e përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll.

Leave a Reply