Marrëveshja me Frontex do të ndalojë shqiptarët në kufi? Vjen reagimi i BE-së

Pas akuzave të opozitës se marrëveshja me Frontex për menaxhimin e kufijve do të sjellë pezullimin e rregjimit të lirë të lëvizjes ( pa viza), delegacioni i BE-së në Tiranë ka shpjeguar se pakti thjesht do të sigurojë më shumë kufirin shqiptar.

Përmes një postimi në rrjetin social, delegacioni i BE-së sqaron se marrëveshja mes Frontex e Shqipërisë do të kontribuojë më shumë në rritjen e sigurisë së kufijve shqiptarë dhe se është kryer në interes të të gjitha palëve për një bashkëpunim më të madh në lidhje me emigracionin.

“Hyrja në fuqi e marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Agjencisë Evropiane të Rojeve Kufitare dhe Bregdetare Frontex, the European Border and Coast Guard Agency në të ardhmen do të kontribuojë për rritjen e sigurisë dhe garantimin e një menaxhimi më të mirë të migrimit të parregullt në Shqipëri dhe në të gjithë rajonin. 

Negociata për marrëveshje të tilla kanë përfunduar me partnerë të tjerë të Ballkanit Perëndimor. Menaxhimi i kufijve shqiptarë mbetet kompetencë e autoriteteve shqiptare. 

Agjencia u ofron vetëm ndihmë dhe mbështetje autoriteteve kompetente kombëtare, në frymën e bashkëpunimit të ndërsjelltë. Është në interes si të Shqipërisë ashtu dhe të BE-së që të rrisin më tej bashkëpunimin e tyre për migracionin dhe sigurinë”-shkruhet në reagim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *