Mbyllja e lojërave të fatit, qytetarët: Shpëtuam nga një sëmundje e keqe

Disa ditë pas mbylljes së lojërave të fatit në Shqipëri, Agjencia Telegrafike Shqiptare pyeti banorët e Tiranës mbi efektet e këtij ligji.

Qytetaret një zëri, thane se shqiptarët kanë shpëtuar nga një sëmundje e keqe e trashëguar prej shumë vitesh.

Ata treguan për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se njihnin shume të rinj të varur nga bixhozi që kishin humbur gjithçka.

Një zonjë tregoi se një komshi i saj kishte shitur shtëpinë.

“Shumë i drejtë. Nuk flinim dot gjumë natën, duke menduar, ku janë fëmijët. Njëri këtu te Shkolla e Bashkuar në Tiranë ka shitur shtëpinë sepse djali i tij luante bixhoz” – u shpreh ajo.

Ndërsa një i ri nga kryeqyteti tha se ” mirë është, shumë mirë. E vlerësoj vendimin e qeverisë për këtë çështje”.

Ndërsa një burrë tha se edhe në vende të tjera të botes ky aktivitet kontrollohet.

“Ndoshta kjo iniciative është e vonuar, por e domosdoshme. Unë kam vizituar shumë vende të botës. Sigurisht ka baste, por nuk ka kaq shumë sa kishte në Shqipëri. Në lojërat e fatit shihje vetëm të rinj”- u shpreh qytetari.

Një i moshuar tregoi eksperiencën e djalit të një shoku. “Unë kam pasur shokun e djalit, me erdhi keq për të si përfundoj. Them që tani është shumë më mirë situata”.

Një zonjë tha se mbyllja e lojërave të fatit mbylli një plagë të madhe të shoqërisë shqiptare. “Shumë mirë që u mbyllen, njerëzit i lanë lekët atje, duke lënë fëmijët pa bukë”.

Leave a Reply