Policia: Autori shuajti tre familje, mes tyre dy fëmijë (emrat)

Detaje tragjike dalin në dritë nga masakra e Resulajt, ku mbetën të vrarë 8 persona nga i njëjti fis. 24-vjeçari Ridvan Zykaj ka ka vrarë pjesëtarët e tre familjeve, kushërinj të parë të babait të tij.

Nga te dhenat e deritanishme të policisë, autori ka vrarë Demir Zykajn (vellai i gjyshit të tij) dhe gruan e tij si dhe dy djemte e çiftit.

“Ai ka vrare djalin e Demirit, Azemin dhe gruan e tij Si dhe djalin tjeter te Demirit: Besimin dhe gruan e tij si dhe dy femijet e tyre Saren dhe Ledjonin.

Gjyshi i autorit e kishte vella Demirin. Prinderit e autorit jane te shoqeruar ne Polici dhe po merren ne pyetje ne lidhje me rrethanat e ngjarjes”, thuhet në një tjetër njoftim të policisë.

VIKTIMAT

1-Demir Zyka, 75 vjec (Vellai i gjyshit të autorit)

2- Ferie Zyka, 72 vjece, (Gruaja e Demirit)

3-Besim Zyka, 42 vjeç (Djali i demirit)

4-Vasilika Zyka, (Gruaja e Besimit)

5-Sara Zyka, 17 vjeçe (Vajza e Besimit)

6-Ledjon Zyka 9 vjec (Djali i Besimit)

7-Azem Zyka (Djali i Demirit)

8-Afërdita Zyka (Gruaja e Azemit)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *