Rama uron kryeministrin e Greqisë: Vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë

Kryeministri Edi Rama ka uruar homologun e sapozgjedhur të Greqisë Kiriako Micotaqis.

Lajmi bëhet i ditur nga gazeta greke “Kathimerini”, e cila shkruan se Rama ka theksuar se edhe një herë impenjimin e tij personal dhe të qeverisë shqiptare për fuqizimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe njëkohësisht ka falenderuar palën greke për mbështetjen që ajo i ka dhënë Shqipërisë në rrugën e saj të integrimit në Bashkimin Europian.

Rama ka shprehur gjithashtu besimin e tij se procesi i bashkëpunimit më të ngushtë që ka nisur me qeverinë e mëparshme do të përmbyllet me sukses, përderisa ekzistojnë të gjitha kushte për një zhvillim të marrëdhënieve strategjike midis Shqipërisë e Greqisë.

Leave a Reply