Shi, breshër dhe aksidente

Pedonalja e Shkodrës u përmbyt ndërsa shiu përfshiu një pjesë të qytetit. Sasia e madhe e ujit u kthye në lumë nëpër qytet, duke përmbytur gjithçka.
Ujrat hynë edhe në spitalin e qytetit. Pastruesit, infermierët dhe mjekët kanë lënë për një moment të sëmurët dhe kanë nisur të largojnë ujrat nga ambientet e brendshme. Uji hynte nga çatia e spitalit në të gjitha ambientet, edhe në sallat e aparaturave.

Ndërsa në Elbasan problem është kthyer breshëri shumë i fortë, që shkaktoi edhe aksidente.

Reshje pati edhe në Tiranë dhe Durrës.

Prishja e motit ishte lajmëruar nga sinoptikanët dhe pritet që të vazhdojë edhe të martën, për t’u hapur në ditët e tjera. /TCH/

Leave a Reply