Shpëtoi jetët e 20 fëmijëve, shqiptari shpallet “Hero i vitit 2018” në Suedi

Shqiptari nga Kosova Fidan Bejta është shpallur “Hero i Vitit 2018” në Suedi. Ai do të nderohet të mërkurën me titullin “Engjëlli i mbrojtës”, pasi shpëtoi nga një sulm 20 fëmijë. Bejtja shpëtoi fëmijët teksa luanin në një shesh lojërash, ndërsa një grua i ndiqte vogëlushët, duke tentuar t’i godasë ata.

Kosovari është shprehur shumë i kënaqur që do të marrë këtë titull, derisa ka treguar se si ndodhi ngjarja. Fidan Bejta e ndaloi gruan me thikë në sheshin e lojërave. Kështu ai rrezikoi jetën, duke shpëtuar fëmijët.

Leave a Reply