Studimi/ Seksizëm, ngacmime dhe dhunë në parlamentet evropiane

Seksizmi, ngacmimi dhe dhuna kundër femrave po përhapen shumë në parlamentet euopiane, sipas një studimi të publikuar të enjten.

Unioni Ndërparlamentar dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës dolën në këtë përfundim pas intervistave me 123 femra, 81 deputete dhe 42 pjesëtare stafi nëpër parlamente, nga 45 vende evropiane.

Nga femrat e intervistuara, 47% e tyre thanë se kanë marrë kërcënime me vdekje ose përdhunim, ndërsa 68% thanë se kanë qenë objekt i komenteve seksiste.

Vetëm 25% e tyre pranuan se kanë përjetuar dhunë seksuale.

Leave a Reply