Trajneri i Borussia Dortmund zbulon nëse Bolt e kaloi provën si futbollist

Usain Bolt zhvilloi dje provën e parë si futbollist me skuadrën gjermane të Borusias së Dortmundit, madje e mbylli seancën edhe me dy gola të shënuar, njërin me kokë dhe tjetrin me penallti.

Gjithsesi, duket se kjo nuk ka mjaftuar për trajnerin Peter Stoger, që t’i ndezë dritën jeshile, aktivizimit të atletit xhamajkan në futbollin profesionist.

“Ka akoma shumë punë për të bërë, nëse do të bëhet profesionist. Është e gjitha çështje lëvizjesh dhe pozicionimi, por rëndësi ka që ai është argëtuar. Ëndrra e tij për t’u bërë futbollist? Mendoj se ka talent, por nuk e di a do t’i mjaftojë”, deklaroi Stoger.

Kështu, mesa duket ëndrra e Usain Bolt për të debutuar si futbollist profesionist, duhet të rrijë akoma në sirtar, pasi atij do t’i duhet ende edhe shumë punë për t’ia dalë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *