Ja çfarë tregon ngjyra e urinës për shëndetin tuaj

Urina është një nga përcaktuesit më të mirë diagnostikues për problemet shëndetësore. Jo vetëm ngjyra por dhe era e konsistenca e urinës mbartin informacione të rëndësishme për organizmin.

Ngjyra e urinës ndikohet nga dieta dhe jo gjithmonë ndryshimet në ngjyrë lidhen me sëmundje të caktuara, ndaj nëse vëreni shenjat e mëposhtme duhet të siguroheni që kjo gjendje të vazhdojë për disa ditë, sepse nëse ju vëreni diçka ndryshe vetëm për një ditë kjo nuk do të thotë asgjë.

Ngjyra e zbehtë në kashtë tregon që funksionet metabolike dhe të veshkës janë në parametra normale.
Sa më e verdhë të jetë urina, aq më të dehidratruar jeni ! Nëse ngjyra anon në nuancat e portokallisë mund të jetë një shenjë e dehidrimit, ngjyrosjes së ushqimeve ose diçka më e rrezikshme, si kanceri i mëlçisë.

Nëse keni ngrënë panxhar, manaferra ose ushqime me pigmente të forta, urina juaj do të marrë ngjyrën e këtyre ushqimeve, por nëse ju vëreni ngjyrosje të urinës pa ngrënë këto ushqime, duhet të kërkoni ndihmë mjekësore.

Kjo mund të jetë një shenjë e sëmundjes së veshkave, tumorit, problemit të prostatës ose infeksionit të traktit urinar.
Shpargujt mund t’i japin urinës një ngjyrë të gjelbër dhe një erë të keqe squfuri, por kjo ngjyrë mund të jetë gjithashtu një shenjë e infeksionit të traktit urinar ose gurëve të veshkave.

Era e rëndë është shenjë e infeksionit të traktit urinar, diabetit, infeksionit të fshikëzës, ose sëmundjes metabolike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *