Ndërsa fluksi i emigrantëve që hyjnë në Evropë përmes Greqisë, Maqedonisë e Serbisë vijon, Brukseli ka planifikuar një paketë ndihme prej 13 milionë eurosh për këto vende të Ballkanit.Pjesa më e madhe e fondeve do të shkojnë për dy shtetet jo anëtare që përballen me këtë krizë, Maqedoninë dhe Serbinë. Paratë do të përdoren për përmirësimin e kushteve në kampet e strehimit në një kohë kur temperaturat sa vijnë e ulen. Deri më tani për shtetet e Ballkanit perëndimor jane lëvruar mbi 21 milionë euro, ndërsa financuesi më i madh është Gjermania.
Reis ul Ulema Nexhmedin Saqipi u takua me Kryemuftiun e Egjiptit
Reis ul Ulema i Bashkësisë Islame në Serbi, Nexhmedin ef. Saqipi, në ambientet e Ambasadës së Egjiptit zhvilloi një takim…