Gjermania ua ndalon frekuentimin në vendet publike atyre që nuk janë vaksinuar kundër COVID-19

Udhëheqësit kombëtarë dhe rajonalë të Gjermanisë kanë rënë dakord të ndalojnë njerëzit e pavaksinuar nga pjesa më e madhe e jetës publike, në një përpjekje për të shmangur një valë të katërt të COVID-19.

Kancelarja në largim, Angela Merkel, i përshkroi masat me shtrirje të gjerë si një akt solidariteti kombëtar.

Vetëm ata që janë vaksinuar ose shëruar së fundmi nga koronavirusi do të lejohen në restorante, kinema, ambiente për shëtitje apo dyqane.

Vaksinimet mund të bëhen të detyrueshme deri në shkurt, raporton BBC-ja, transmeton Klankosova.tv.

Vala e katërt e COVID-19 në Gjermani është më e rënda deri më tani, me 388 vdekje të tjera në 24 orët e fundit.

Olaf Scholz, i cili pritet të marrë postin e kancelarit të mërkurën e ardhshme, tha se e mbështet masën.

Leave a Reply