EMBARGOJA RUSE NUK PREK ENERGJINË

Energjia mbetet i vetmi sektor i paprekur nga sanksionet, që Rusia i ka vendosur Turqisë pas rrëzimit të avionit rus në kufi me Sirinë. Këtë e ka bërë të ditur vet Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, gjatë një takimi me biznesmenët vendas.

“Nuk ka asnjë shenjë se problemet me Rusinë do të ndikojnë në projekte të tilla, si gazi natyror dhe uzina Akuju e energjisë bërthamore”, tha Erdogan.

Ndërkaq, Erdogan i hodhi poshtë dyshimet se, anulimi i projektit “TurkStream”, kishte të bënte me sanksionet ekonomike. Përkundrazi – sipas tij, – ka qenë vet Turqia, e cila ka kërkuar ndalimin e punës, disa kohë përpara se të ndodhte incidenti ajror.

Katër tubacionet “Turkstream”, që sjellin gazin natyror rus nga Deti i Zi, lidhnin Rusinë jugore me Turqinë perëndimore. Kjo do të lejonte Rusinë, që të shpërndante gazin natyror pa kaluar në Ukrainë.

Sa i përket ndalimit të importeve të ushqimeve, që Moska i bëri vetëm pak ditë më parë Ankarasë, Presidenti i vendit u kundërpërgjigj:

“Nuk ka rezultuar ndonjë problem i madh nga këto që po përballemi kohët e fundit. Turqia do të pësojë kolaps vetëm për disa importe që kapin vlerën e një miliard dollarëve. Ku qëndron problemi nëse ata nuk blejnë më prej nesh? Ne do të gjejmë dyer të tjera dhe burime të tjera, ku të shkojmë”, tha Erdogan, transmeton Tch.

Rusia blen rreth një miliard dollarë ushqime dhe produkte të tjera nga Turqia. Po ashtu është eksportuesi më i madh i energjisë, qymyrgurit dhe naftës. Gjithashtu stacioni i parë bërthamor që do të ndërtonte në qytetin Akuju të Turqisë, i cili mbeti i paprekur si projekt, kap vlerën e 20 miliardë dollarëve.

Leave a Reply