TIRANË- Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli inspektoi përgjatë ditës së enjte disa zona të përmbytura nga reshjet në rrethin e Lushnjës dhe të Durrësit. Fillimisht ajo ishte në fshatin Çermë të Lushnjës, ku gjendja në këtë zonë është rënduar më tepër për shkak të daljes nga shtrati i lumit Shkumbin.Aktualisht Forcat e Armatosura në Çermë të Lushnjes kanë angazhuar 54 forca, nga këto 20 janë të Komandës Mbështetëse dhe 34 të Forcës Tokësore. Gjithashtu këtu punojnë 7 mjete transporti, 3 nga KM dhe 4 nga FT, 1 eskavatorë, 1 rimorkiator, 2 motovarka dhe 1 eskavator. Forcat ushtarake kanë pasur një bashkëpunim të mirë me pushtetin lokal dhe banorët e zonës. Ndërkohë filloi edhe hedhja e thasëve me rërë nga ajri nëpërmjet helikopterit Cougar, me të cilët do të mbyllet argjinatura e çarë nga lumi Shkumbin.Më pas, ministrja e Mbrojtjes Kodheli ka shkuar në Katundin e Ri, të Shijakut, ku ka parë nga afër gjendjen e krijuar dhe ka takuar banorë të kësaj zone, të cilët janë në kushte të vështira jetese.Aktualisht FA kanë angazhuar në operacion rreth 300 forca, mbi 35 mjete të ndryshme dhe 2 helikopterë për përballimin e situatës së krijuar nga përmbytjet. Vetëm në Çermë të Lushnjës, ku gjendja është më kritike, janë angzzhuar mbi 54 forca, nga këto 20 janë të Komandës Mbështetëse dhe 34 të Forcës Tokësore. Gjithashtu këtu punojnë 7 mjete transporti, 3 nga KM dhe 4 nga FT, 1 eskavatorë, 1 rimorkiator, 2 motovarka dhe 1 eskavator.(ed.me/BalkanWeb)
Fishekzjarrët shpërthejnë në shtëpinë e përfshirë nga zjarri në Massachusetts
Ky është momenti kur fishekzjarrët shpërthejnë brenda një shtëpie të përfshirë nga zjarri në Spencer të Massachusetts. Nuk raportohet për…