Fundkoha për përcaktim

EDITORIAL I LEVIZJES MYSLIMANE PER REFORMA NE BFI

Mbi gjysëm dekade, që kur Afrim Tahiri, sekretar gjeneral i BFI-së në mënyrë demonstrative hoqi dorë nga të shndërruarit në marionetë e Sulejman Rexhepit dhe bashkëpunëtorëve të tij, me qëllim që t’ua mbulojë gjurmët e hajnisë dhe të kriminalizimit të BFI-së, nga ky Institucion kumbonte një manipulim publik që nuk ishte asgjë tjetër por përpjekje për frikësim të opozitës që funksionon nën siglën LËVIZJA MYSLIMANE PËR REFORMA NË BFI TË RMV.


Thuhej: kush është kundër Sulejman Rexhepit, është kundër unitetit të myslimanëve, është në shërbim të nëntokës dhe për shkatërrim të jetës institucionale. Pra, i kriminalizuari deri në rrënjë, vjedhësi i vakëfit, shkatërruesi i vetëm i jetës institucionale dhe i BFI-së, Sulejman Rexhepi, na imponohej si simbol i unitetit, i pastërtisë së figurës së devotshme dhe si pararojë e ruajtjes së shëndetit të Institucionit.

Në fund u dorëzuan të gjithë para rentgenit të vërtetë dhe të sinqertë të opozitës, Lëvizjes Myslimane për Reforma, e cila, gjithnjë e më shumë po përforcohej e po rritej duke e zbardhur të vëftetën e trishtë rreth veprimtarisë kriminale që po lëshonte rrënjë në BFI dhe në të gjitha organet e saj. Të gjithë “strukturat” e BFI-së ishin shndërruar në vegla të Sulejman Rexhepit me të cilat po e rrënonte Kushtetutën, themelet e BFI-së, duke grabitur ditë për ditë nga prona dhe pasuria e tundshme e këtij Institucioni. I vetmi aktivitet institucional ditor ishte prononcimi kriminel: mos i dëgjoni elementet e nëntokës që po mundohen ta shkatërrojnë unitetin tonë! Pra, kërkohej që të gjithë të ishin unikë në përkrahjen dhe në duartrokitjen e angazhimit kriminal të Mulla Sulës dhe marionetave të tij.

Pas pesë viteve kullosje në sterrnishtet e varrezave të krimit të Sulejman Rexhepit, u ngritën veglat e tij dhe e larguan duke e akuzuar se gjatë gjithë kohës paska shkelur Nenin 58. Sido qoftë, të gjithë u bënë palë dhe u pajtuan me konstatimet e shumta dhe të shpeshta të LËVIZJES se, BFI ishte kriminalizuar si mos më keq. 

Megjithatë, vazhdon fryma suliste në BFI. Bartës i këtij kutërbimi kriminal bëhet Shaqir Fetai, i vetëshpalluri “kryetar e reis”! Lëvizja Myslimane për Reforma në BFI, këmbëngulë se në BFI Sulejman Rexhepi e shkilte Kushtetutën dhe po e rrënonte jetën fetare institucionale, kurse Shaqir Fetai përpiqet ta minimizojë këtë krim duke konstatuar se Mulla Sula paska shkelur vetëm Nenin 58. Duke e amnistuar nga krimet e rënda Sulejman Rexhepin, në fakt Shaqir Fetai po përpiqet që të krijojë terren për vete: nesër edhe ky të akuzohet për shkeljen e vetëm të ndonjë neni, ndërkohë që është po aq shkelës i madh i tërë Kushtetutës. Shaqir Fetai vazhdon rrënimin total të jetës fetare islame, vazhdon me përçarjen e myslimanëve (duke e kamufluar atë me vizita të porositura), vazhdon me mostransparencë dhe me fshehjen e fakteve të trishta që flasin për një periudhë nga më të errtat të BFI-së, duke përçuar mesazh se kështu do të ndodhë edhe nesër kur Shaqir Fetai ta rrënojë në themel BFI-në dhe jetën fetare institucionale.

LËVIZJA MYSLIMANE PËR REFORMA NË BFI, me keqardhje ua tërheq vërejtjen mbarë popullatës së vendit që mos të bien pre e demagogjisë së Shaqir Fetait i cili është vazhdimësia e veprimeve kriminale dhe antikushtetuese e Sulejman Rexhepit.

Nuk ka mëshirë e as lojalitet ndaj shkelësve të Kushtetutes së BFI-së. Në momentin që tolerohet ky akt djallëzor aty merr fund uniteti islam, merr fund jeta fetare institucionale, merr fund Institucioni i BFI-së.

Prandaj, LËVIZJA i fton të gjithë imamët, profesorët, bartësit e funksioneve nëpër organe e institucione të BFI-së, të gjithë teologët dhe aktivistët vullnetarë në organizimin e jetës fetare, të prononcohen publikisht, nëpër faqet mediale të Lëvizjes, duke i kundërshtuar shkeljet permanente të Shaqir Fetait mbi Kushtetutën e BFI; ti thonë jo Shaqir Fetait dhe planeve të tij djallëzore. Sa më shpejt që të herret baroja e mbjellë nga Sulejman Rexhepi, aq më lehtë do ta kemi përforëcimin dhe ruajtjen e unitetit të myslimanëve, më të lehtë do ta kemi ruajtjen e atyre pak të mirave materiale që ka ngelur e pagrabitur në BFI. Ata që do t’i bashkangjiten publikisht mohimit të planeve të djallëzuara të Shaqir Fetait do të ngelin simbol i jetës fetare institucionale, pa të cilën, si komunitet do të jemi pa vlerë. Neve na duhet vlera e jo Shaqir Fetai. Urdhëroni në rrugën e Allahut Fuqiplotë që thërret në unitet, harmoni e jetë të organizuar, që thërret në mohim të bartësve të veprimtarisë anarkiste./Levizja Myslimane për Reforma/

Leave a Reply