Gjykata pezullon testimin e mjekëve, provimi nuk do zhvillohet

 

Gjykata Administrative urdhëroi pezullimin e urdhërit të Ministrit të Shëndetësisë për testimin e infermierëve derisa gjykata të dilte me një vendim në themel.

Cilësia e shërbimit mjekësor, organizatat letër Ramës Mjekët në protestë për testimin dhe sigurinë Gjyqi civil, që kishte përballë urdhërin e Ilir Beqjas u shqyrtua nga një gjyqtar i vetëm, ndërkohë që themeli i dosjes në të cilën Urdhëri i Mjekut i kërkon gjyqësorit të anulojë urdhërin e Beqajt do të gjykohet nga një trupë prej pesë gjyqtarësh, të cilët do të vendosen së shpejti me short.

Urdhëri me numër 79 i ministrit të Shëndetësisë Beqja mban datën 12 shkurt dhe kërkonte që të testoheshin të gjithë infermierët.

Por ky vendim u kontestua nga komuniteti i mjekëve dhe infermierëve. Disa infermierë protestuan edhe paradite para Kryeministrisë, përpara daljes së vendimit të gjykatës.

“Presioni i madh që të mos lënë vendet e punës, sepse në momentin që dalin nga dera e QSUT-së mjekët dhe infermierët shkarkohen nga puna, bën që ata të mos protestojnë dot për të drejtat e tyre. Domethënë, duan që ata të testohen, të hiqen nga puna, të mos zbatohet kontrata dhe prapë të mos mund të protestojnë”, tha Erjon Bala, infermier.

“Të gjithë po kërkojmë të zbatohen ligjet për një shendetësi publike standarde e cilësore, me kushte pune, me aparatura, me ilaçe dhe jo me mungesa”, tha mjeku Rustem Çelami.

Por ndërsa në Tiranë protesta ka qenë e vakët, në Vlorë bluzat e bardha kërkuan deri dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë dhe plotësimin e kushteve në spitale.

“Zoti ministër i Shëndetësisë, jep dorëheqjen! Ti nuk e njeh shëndetësinë, largohu dhe jep mundësinë që të kemi në krye një njeri specialist”, deklaroi mjeku Odise Anagnosti.

Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se pas testimit nuk do të ketë pushime nga puna. / Top Channel

Leave a Reply