“Vatani jonë gjithmonë është treguar i mëshirshëm ndaj të ndershmit dhe bujarit, por edhe i pa mëshirshëm ndaj zullumqarëve dhe tiranëve. BFI është dhe mbetet institucion i shenjtë, andaj çdo dorë e poshtër dhe zullumqare do të persekutohet pamëshirshëm. BFI është një fortifikat që mbron interesat e muslimanëve dhe jo përmes saj të mashtrohen dhe keqpërdoren muslimanët. Obligim Kuranor dhe porosi profetike është që të keqen të e luftojmë dhe të jemi në shërbim të së vërtetës. Populli musliman ka ngritur zërin e tyre kundër individëve që po shkatërrojnë BFI, andaj e jona mbetet që këtë përkrahje ta institucionalizojnë në të mirë të BFI-së.
Ata që sot nuk kanë guximin ta luftojnë të keqen, nuk do ta kenë guximin që nesër ta mbrojnë të vërteten!”