I vetëpëlqyeri që me intriga do të bëhet reis

Shaqir Fetai nuk ka se çka të turpërohet nga fakti se ka qene vasali më besnik i Sulejman Rexhepit. Këtë fakt nuk mund ta mohojë, siç nuk mund ta mohojë edhe faktin se me “Vehbi Dibra” e dekoroi Sulejman Rexhepi dhe jo BFI në RMV

Nga Jasir Jashari

Shaqir Fetai mendon se i janë pjekur kushtet që të futet ne proces të kapjes së titullit “reis i plotëfuqishëm i ulemasë së BFI-së”. Me lloj-lloj përpjekjesh e intrigash, me imitime të stileve të mësuesit te vet të jetës, Sulejman Rexhepin,
(po hë le ta mohojë!), me akte kriminele e antikushtetuese, Shaqir Fetai harron se portretizon profilin e vet prej imorali, ndaj dhe, si i tillë, nuk ka se çka të pretendojë, përveç të angazhohet në këtë moshë diku në periferi dhe, të presë edhe dy vjetë e të dalë në pension.
Personat që rastësisht do ta lexojnë biografinë e fishkët dhe tepër të varfër të Shaqir Fetait, do të shohin që ai, për kushtet e sotit, i plotëson kushtet për ndonjë imam me lutje deri te xhematet e të presë kush do të bëjë merhamet që ta angazhojnë!
Në biografinë e Shaquas mund ta lexoni edhe këtë fjali: “Themelues i Institutit për profesionalizim të Kur’anit Famëlartë”. A është i vetëdishëm Shaqua se çka shkruan? A nuk po bën qufarllëk me këtë fjali a jo! Epo ky është fjalori i intrigantit, hipokritit e i injorantit!
Po ashtu, biografinë e vet Shaqua e përfundon kështu: “Është dekoruar me dekorata të ndryshme, këtu po ceken vetëm dy prej shumë tjerash: Dekorata “Vehbi Dibra” – Dekoratë e BFI e RMV dhe dekoratën nga Akademia Internacionale e Shkencave Sociale në Palm Beach, Florida, SHBA.”
“Vehbi Dibra” nuk është dekoratë e BFI-së, por është dekoratë personalisht e Sulejman Rexhepit për përfitime personale! Le të na thotë Shaqir Fetai, si organ i Mulla Sulës, në cilën mbledhje të Rijasetit, në cilën ditë, muaj, vit, u themelua ky çmim si mirënjohje më e lartë e BFI-së?
Për herë të parë u dha në vitin 2010, në Takimin ndërkombëtar të komuniteteve fetare islame të rajonit. Në përmbyllje të konferencës Mulla Sulës iu kujtua që t’i “dekorojë” më këtë çmim krerët përfaqësues të komuniteteve myslimane në rajon, kurse nga myslimanët e Maqedonisë së Veriut, i pari që u vlerësua me këtë çmim, në po këtë konferencë, ishte sekretari gjeneral i BFI-së, Afrim Tahiri, i cili, duke e ditur se është “çmim personal” i Sulejman Rexhepit, kurre nuk e pranoi si vlerë dhe as që e përmendi në ndonjë rast.
Shaqir Fetai nuk ka se çka të turpërohet nga fakti se ka qene vasali më besnik i Sulejman Rexhepit. Këtë fakt nuk mund ta mohojë, siç nuk mund ta mohojë edhe faktin se me “Vehbi Dibra” e dekoroi Sulejman Rexhepi dhe jo BFI në RMV.
Kurse “dekoratën nga Akademia Internacionale e Shkencave Sociale në Palm Beach, Florida, SHBA” ia pagoi Sulejman Rexhepi, me paratë nga arka e BFI-së, (siç ia pagoi edhe atij nga Tetova, dr. Qani Nesimit), sa për t’ua lidhur gjuhën e të mos flasin reagueshëm për aktin më qesharak dhe më të turpshëm që mund t’i ndodhë karrieristëve të verbuar me mentalitet provincial e të lajthitur nga trutë e kresë. Sulejman Rexhepi nuk dëshironte të dalë i turpëruar nga ky akt i paprecedent, ndaj përfshiu edhe disa persona, por me dekorim periferik. Në këtë lojë Sulejman Rexhepi deshti ta fusë edhe Ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovskin, dhe këtë punë e di fort mirë Shaqir Fetai. Por, në çastin e fundit intervenuan shërbimet përkatëse të shtetit dhe e shpëtuan ministrin nga matrapazllëqet e ca hajnave dhe bastardëve kombëtarë e ndërkombëtarë, të cilët që të gjithë janë nën vëzhgim të organeve kompetente e që shumë shpejt mund të përfundojnë prapa grilave. Jo viktimat por, matrapazët! Në rastin konkret Shaqua është viktimë me “qefin” të qerasur nga Sulejman Rexhepi, jo me paratë e veta por të arkës së BFI-së.
Dhe ky Shaqir manipulanti thotë se do ta stabilizojë financiarisht BFI-në, kurse vetë ka kontribuar deri në destabilizim dhe vështirë se mund të stabilizohet ndonjëherë. Të paktën jo prej tij, sepse tashmë është dëshmuar se Shaqua ka ndihmuar që mbi financat e BFI-së të ushtrohet masakër!
Shaqir Fetai është masakrues i BFI-së, të paktën si vegël e Sulejman Rexhepit. Le ta fusë në biografinë e vet edhe këtë element, sepse do t’i bëjë hajër!

Leave a Reply