Presidenti i FIFA-s Xhani Infantino ngelet i përkushtuar për ta zhvilluar Kupën e Botës çdo dy vite, edhe pse ka hasur në kundërshti të mëdha.
Numri 1 i qeverisë botërore të futbollit prezantoi një dokument me 700 faqe, ku tregohen të gjitha arsyet dhe përfitimet nëse ndodh risia në kompeticionin e rëndësishëm.
Raporti i fizibilitetit tregon se përfitimet financiare nëse botërori zhvillohet çdo dy vite, do të shtohen me 3.8 miliardë euro brenda katër viteve në vazhdim,
Por FIFA pretendon se kompeticioni i ri do të sjellë shanse të barabarta për pjesëmarrësit.
“Është i realizueshëm ndryshimi i kalendarit ndërkombëtar, ta pështasim atë. Mund të zhvillohet edhe Kupa e Botës për meshkuj dhe femra çdo dy vite. Nuk ka problem as të organizohen kompeticione vjetore për të rinjtë. Jo vetëm që mund ta kryejmë nga pikëpamja sportive, por edhe përfitimi financiar është i madh. Më shumë para investohen, pastaj riinvestohen në futboll e zhvillimin e tij anembanë botës. Çdokush do të përfitojë’
Të pranishëm në prezantimin e studimit për këtë projekt ishin përfaqësues nga 211 federata anëtare. Njeriu që ka përpiluar projektin e rëndësishëm është Arsen Venger.
UEFA dhe Konfederata e Futbollit Amerikano- jugor kanë shprehur kundërshti për këto propozime. Madje ka pasur kërcënime edhe për bojkt, nëse projekti aprovohet.