Policia ka arrestuar një infermier të Urgjencës së Spitalit të Lezhës, pasi ai nuk u kujdes për pacientin e tij, të cilin po e transportonte me ambulancë nga Lëzha për në QSUT në Tiranë.Policia thotë se infermieri Klodian Dushkaj 31 vjeç u arrestua pasi gjatë transportimit me ambulancë të një pacienti për në QSUT, nuk i ka qëndruar pranë të sëmurit por në kabinën e shoferit. Duke mos u mbajtur në mbikëqyrje mjeksore i moshuari ka gjetur vdekjen.“Klodian Dushkaj, 31 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë Infermier në Urgjencën e Spitalit Lezhë. Pasi më datë 21.12.2015, gjatë transportimit me autoambulancë të shtetasit G.B. 78 vjeç, të sëmurë nga Spitali Lezhë për në QSUT Tiranë, infermieri nuk ka qendruar në një vend me të sëmurin por në kabinë me drejtuesin e mjetit.Duke mos mbajtur në mbikëqyrje mjeksore shtetasin e sëmurë i cili më pas ka gjetur vdekjen”, thuhet në njoftimin e policisë së Lezhës.Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepren penale Shpërdorim detyre parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
OKB: Thatësia i kushton botës mbi 300 miliardë dollarë çdo vit
Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar të martën se thatësia i kushton botës më shumë se 300 miliardë dollarë çdo vit….