Njerëzit më të gjatë janë në rrezik më të madh nga kanceri, sipas një studimi të ri që ka analizuar të dhënat nga më shumë se një milion njerëz. Raportet e mëhershme erdhën në të njëjtin përfundim, por a duhet të mërziten njerëzit e gjatë, apo është vetëm një version?
Ekspertët theksojnë se rezultatet tregojnë vetëm një rritje shumë të vogël të rrezikut, krahasuar me faktorë të tillë si pirja e duhanit.
Përveç kësaj, është e paqartë se çfarë mund të jetë çelësi kryesor. Teoria kryesore është se njerëzit e gjatë kanë qeliza të shumëfishta që mund të shkaktojnë kancer. Megjithatë, nivelet e hormoneve, sëmundjeve të tjera dhe varfërisë mund të rrisin rrezikun.
Autori i studimit Leonard Nuni i tha BBC-së se rreziku rritet sipas gjatësisë.
“Nëse 50 nga 500 gra me lartësi mesatare morën kancerin, pritet të marrin kancerin 60 nga 500 gra me gjatësi 178 centimetra. Nëse për mostër marrim një grua të gjatë, të themi 188 centimetra, atëherë raporti ishte 67 nga 500,” tha ai.
Sipas tij, efekti i pirjes së duhanit është i madh dhe një duhanxhi që pi vetëm tre cigare në ditë ka gjashtë herë më shumë gjasa për të marrë kancerin e mushkërive.
Një raport i publikuar nga Shoqëria Mbretërore thotë se për çdo rritje në lartësinë njerëzore prej dhjetë centimetra mbi mesataren – mesatarja është 170 centimetra për meshkujt dhe 160 centimetra për femrat – ka një rrezik 10 për qind më të lartë të kancerit.
Të dhënat përbëhen nga katër studime të mëdha, duke përfshirë studimin ‘Million Women Study’ të 23 llojeve të kancerit në Britani të Madhe, SHBA, Kore e Jugut, Austri, Norvegji dhe Suedi.
Çdo studim i përzgjedhur duhej të përfshinte 10,000 raste të kancerit për secilën gjini.
Nga 18 llojet e kancerit të analizuar në meshkuj dhe femra, katër në pankreas, ezofag, stomak dhe gojë – nuk tregojnë një rritje të dukshme të rrezikut në raport me gjatësinë.
Te karcinoma specifike për gjini vetëm qafa e mitrës nuk ishte e lidhur me lartësinë.