Afrim Tahiri gazetarëve të vendit u ka ofruar një Kontratë shumë interesante që ka të bëj me pasurinë e Tij! Ai gjatë kontakteve që ka pasur me gazetarë ditëve të fundit ka mësuar se dikush u ka thënë se është shumë i pasur! Kurse ai kësaj radhe përgjigjet përmes kësaj oferte e cila po merr dhenë si vetetimë! Në vazhdim e keni tekstin e plotë:
Këto ditë, gazetarë të disa mediave të vendit, më kanë shtruar shumë shpesh një pyetje, duke qenë skajshmërisht korrekt në raport me dinjitetin tim! Duke më treguar se po brifohen prej disa këlyshve të Sulejman Rexhepit lidhur me pasurinë time, thjesht, më kanë pyetur: Sa i pasur jam? Cila është pasuria ime?
Sulejman Rexhepi e di fare mirë se cila është pasuria ime, sepse kemi qenë si mishi me thoin, nuk ka sekrete në mes meje dhe Sulejman Rexhepit, gjithçka dijmë njëri për tjetrin. Ai nuk i brifon gazetarët por i ndërsen disa këlyshë duke i manipuluar dhe duke u shpërfytyruar para tyre si njeriu më i devotshëm dhe më fukarai në vend. Nuk e ka vjedhur BFI-në Sulejman Rexhepi por Afrim Tahiri?! Do me thënë se, BFI-ja na u paska vjedhur, këtë e pohon Sulejman Rexhepi përmes këlyshëve të vet.
Jo vjedhësve të vëkëfeve dhe të ndihmave humanitare, jo vjedhësve të haxhit, të fitrit e të zeqatit por, thjesht, mediave të vendit, gazetarëve të vendit, u ofroj një kontratë shumë të sinqertë përmes së cilës, i ftoj në investigim, duke i inkurajuar dhe duke i lutur që mos të pushojnë së hulumtuari mbi pasurinë time.
Unë po deklaroj publikisht se kam disa ara e livadhe si dhe një shtëpi katundi që nga 1965 bashkë me vëllezër në katundin Bllacë. Kam banesën time, kam një makinë Audi 6 si dhe nja 15 mij euro borxh bankave të vendit! Secilit gazetar dhe secilës media jam në gjendje t’ia nënshkruaj të noterizuar kontratën përmes së cilës ua fal çdo pronë, çdo pasuri timen që i tejkalon këto që i deklarova publikisht.
A është në gjendje Sulejman Rexhepi ta ofrojë një kontratë të tillë për mediat e vendit? A është në gjendje të shpjegojë se prej nga tërë ajo pasuri përallore e tij? Ndërsa unë ofroj edhe një kontratë tjetër: për çdo pronë që nuk jam në gjendje ta tregojë burimin e saj, ua fal gazetarëve apo mediave.
Më akuzoi mua dhe shokët e mi si bashkpunëtorë të shërbimeve sekrete ndërsa kur i doli dokumenti se kush ka bashkëpunuar me S.M. dhe sidomos kur doli fakti se ç’kishte bërë miku i tij i ngushtë udb-ash në rastin e Lagjes së Trimave, fushatën e vet denigruese kundër personalitetit tim e drejtoi kah “pasuria marramendëse” që e paskam! Unë që nga kjo deklaratë publike do të kem vetëm këtë që e deklarova, jasht kësaj pasurie dhe prone gjithçka do t’ju takojë gazetarëve investigativë si dhe mediave që do të hulumtojnë pronën time.
Janë tepër të kota përpjekjet e tij për ta defokusuar opinionin nga problem i vetë dhe më se i vërtetë: ilegjitimiteti i Sulejman Rexhepit si dhe vjedhja e postit reisul ulema përmes deponimit të dokumenteve fals në gjykatë dhe në regjistrin qendror. Vepër penale kjo që vështirë se mund të kalojë pa ndëshkim! Përfundon Afrim Tahiri.
Kurse në rrjetet sociale është komentuar mjaft dhe përgjithesisht përgëzohet ky hap shumë i sinqertë nga Afrim Tahiri. Në mbrojtje të z.Tahirit veçojmë edhe këtë: “Afrim Tahiri edhe si student në arken e BFI-së në vitin 1994 kishte dhënë 2400 DM për botimin e dy librave! Pas botimit të librave, merr për vete vetëm disa ekzemplarë, të tjerat që të gjitha ia dhuron BFI-së! Këtë e bën disa herë edhe pas punësimit të tij në vitin 2000! Ai ka botuar disa libra me vetfinansim dhe si gjithnjë thuaja se të gjitha i ka falur institucionit. Ka pasur raste që mijëra ekzemplarë ai ti dhuron edhe OH Hilal! Afër 15 vite Afrim Tahiri punoi pa orarë pune, ka realizuar shumë projekte dhe për disa prej tyre as nuk është paguar! Ndër punët për të cilat nuk është paguar, padyshim se janë edhe debatet që ka zhvilluar Afrim Tahiri në mbrojtje të Sulejman Rexhepit brenda dhe jasht vendit! Afrim Tahiri askë të familjes nuk punësoi në BFI dhe nuk ka kërkuar dhe as që ka shfrytëzuar benificione që i kan takuar! E këtë tani e sulmojnë të korruptuarit në forma të ndryshme!”
Tani të gjithë presin që gazetarët të kryjnë punën e tyre.