Majmuni “adopton” këlyshin…e qenit

Kafshët udhëhiqen nga instiktet dhe ndoshta janë pikërisht këto që i duhen më shumë njeriut ndonjëherë.

Një majmun makau në Indi ka vendosur “të adoptojë” një këlysh qeni të vogël, duke u kujdesur për të në çdo rrethanë.

Një set fotografik që tregon përkujdesjen e majmunit makau ndaj këlyshit po përhapet me shpejtësi në internet.

Fotografitë janë shkrepur në Tamil Nadu, në jug të Indisë. Sipas autorit të këtyre shkrepjeve dhe banorëve vendorë, majmuni është aq i devotshëm në detyrën e vet sa e merr këlyshin në krahë edhe në pemë dhe e mbron atë nga kafshët e tjera.

I vetmi problem për këlyshin e vogël është ushqimi…ndoshta do t’i duhet të bëhet vegjetarian sepse birësuesi i tij ushqehet vetëm me fruta./ Top Channel

Leave a Reply