Mbi 4 mijë minatorë të ngujuar në Afrikë të Jugut

Diku 4 mijë punëtorë janë të ngujuar ndër tokë pasi një minierë kolapsoi në Afrikë të Jugut. Rrënojat e saj po e bllokojnë daljen.
Minatorët e Sibanye Stillwater kanë mbetur të ngujuar ndër tokë. Ekipet e emergjencës janë në zonë dhe po mundohen të i shpëtojnë sa më shpejtë, shkruan Express UK.

“Raportimet e para tregojnë që incidenti është shkaktuar nga një mosfunksionim i pajisvjeve transportuese nëntokësore. Në këtë mënyrë dalja është bllokuar nga rrënojat. Detaje të tjera do vijnë sapo të konfirmojmë raportimet.”, thuhet në një deklaratë të Sindikatës së Minatorëve dhe Ndërtimtarëve(AMCU).

Pritet që një vinç të përdoret për largimin e pengesave.

Leave a Reply