Donald Trump ka ndjekur fjalë për fjalë udhëzimet e Kreut të Pentagonit, James Mattis në lidhje me sulmet mbi Siri.
Siç bën të ditur Uashinton Post, me këtë sulm presidenti i SHBA ka arritur një sukses edhe politik pasi ka nisur të largojë Erdogan nga Putin.
Linja e Mattis është thuajse një vazhdimësi e asaj të ndjekur nga administrate Obama; pra që SHBA nuk duhet të ndërhyjë në luftën civile siriane.
Strategjia është që Asad të fitojë ushtarakisht me ndihmën e Rusisë e Iranit, e më pas të vazhdohet me negociatat paqësore në Gjenevë për të ardhmen e vendit.
Një ditë pas sulmit, Trump ka folur me Macron dhe May dhe deri tani ata janë kompaktë me njëri-tjetrin dhe bien dakort që të qëllohen postacionet e armëve kimike siriane dhe të mos lejohet që ata të përdoren më.
Uashington Post thekson se Shtëpia e Bardhë mbron idenë se Asad përdor armët kimike si pasojë e limiteve të tij ushtarake dhe për të parandaluar një forcim të kundërshtarëve të tij.
Por ajo që Uashington Post e cilëson si lëvizjen më të rëndësishme në rajon, është braktisja sipas amerikanëve nga ana e Turqisë, e aleancës me Rusinë dhe Iranin.
“Regjimi sirian ka marrë mesazhin se masakrat e tij nuk do të qëndrojnë pa përgjigje”, tha Erdogan, çka për amerikanët është marrë si një sinjal pozitiv.
Merkel, edhe pse nuk e mbështet ushtarakisht, politikisht është rreshtuar në aleancë. Po ashtu edhe Izraeli e Kanadaja.
Synimi është që Siria të formosë konventën kundër armëve kimike e detyruar nga Rusia dhe të nisë çarmatosja.
Deri tani Trump e ka ndarë çështjen siriane në dy kuti: atë të ISIS dhe të luftës civile. Për ISIS po vazhdon ta luftojë, ndërkohë që luftën civile jua ka lënë të tjerëve. /tesheshi