Kohë më parë, në TV 21M u realizua një debat televiziv në mes të bartësve të listave për deputetë në Njësinë Zgjedhore 2: Oliver Spasovski i LSDM-së, Vllado Misajlovski i VMRO-DPMNE-së, Arbër Ademi i BDI-së dhe Orhan Ibrahimi i PDSH-së. Çka konkluduan qytetarët nga ky debat televiziv
Shkruan Zahir Bekiri – CHAUSHI
Debatet televizive janë pjesë e kulturës politike të shteteve të mirëfillta demokratike. Debatet janë barometër i saktë se në “ç’sfera” gjenden partitë politike, apo, kandidatët e partive politike. Fare në fund, jo rallë debatet televizive kanë ndikuar në animimin përfundimtar të opunionit publik, në heqjen e dilemave të të papërcaktuarve dhe, jo rallë kandidatit më të mirë i kanë garantuar fitore të sigurtë. Debatet në botë në mes të liderëv apo kandidatëve kryesore përgatiten me muaj e me muaj, në realizimin e tyre marrin pjesë ekipe të tëra akademikësh e njohësish profesionistë.
Me patjetër që kjo kulturë do të depërtojë edhe te ne, ndonëse është në hapat e veta fillestare. Debatet janë çaste vendimtare që e kthjellin opinionin dhe e rrumbullaksojnë përshtypjen pozitive e cila materializohet me votë në ditën e votimit.
Kohë më parë, në TV 21M u realizua një debat televiziv në mes të bartësve të listave për deputetë në Njësinë Zgjedhore 2: Oliver Spasovski i LSDM-së, Vllado Misajlovski i VMRO-DPMNE-së, Arbër Ademi i BDI-së dhe Orhan Ibrahimi i PDSH-së. Çka konkluduan qytetarët nga ky debat televiziv?
Kandidatët e BDI-së edhe më tej, pa fije turpi, gënjeshtrën, premtimin e rrejshëm dhe përvetësimin e meritave të huaja e kanë element të kodit gjenetik të kësaj partie! Kandidatët e PDSH-së janë përplot me mllef, me urrejtje herë-herë të arsyeshme dhe super të gatshëm që të demantojnë e të kundërshtojnë çdo fjalë të kandidatëve të BDI-së. Një armiqësi e përjetshme politike, në të shumtën e herave e justifikueshme. Sepse, janë të padurueshme skemat mashtruese të BDI-së, arroganca e tyre është pjesë e “komunitetit të kriminalizuar”, kurse të bërit politikë prej tyre është një neovasalitet i padurueshëm madje edhe nga vetë “pronarët e pushtetit”!
Kandidatët e VMRO-së ushqejnë retorikën e filleve të themelimit të kësaj partie këtu e një shekull më parë. Performanca e tyre nacionaliste e shoveniste, përpjekja e tyre për ta ruajtur kontinuitetin e politikave shkatërrimtare antishtetërore të VMRO-së së Nikolla Gruevskit, i krijon komoditet të plotë politik kandidatëve të LSDM-së.
Kandidatët e LSDM-së nuk janë më ata grindavecët e dikurshëm që mezi prisnin të kacafyten me “armiqtë shqiptarë”! Në këtë debat televiziv, kandidati i LSDM-së, z. Oliver Spasovski, Kryeministri i Qeverisë Teknike, bëri një paraqitje akademike, duke prezantuar dhe përfaqësuar një shkollë politike shumë pragmatike, duke demonstruar gatishmëri kolektive për kapje për politikat europiane që garantojnë paqe, mirëqenie dhe prosperim për tërë shoqërinë e shtetit përkatës. Oliver Spasovski foli tamam si liderët e rinj të kësaj Partie, duke e theksuar kenarinë kombëtare në kultivimin e politikave që synojnë një shoqëri për të gjithë! Vetëm ky sllogan e shpëton shtetin tonë si dhe perspektivën e të gjithëve që jetojnë në këtë shtet.
Oliver Spasovski, duke mbajtur llogari për fjalën e thënur ua bëri të qartë mijëra votuesve të kësaj Zone se, bashkëjetesa, qasja joselektive e lidershipit ndaj dukurive dhe fenomeneve, trajtimi i çdo cepi të shtetit si oborr shtëpie, përkujdesi për çdo pjesëtar të shtetit si për pjesëtarët e familjes personale, janë synime të platformës shtetërore dhe të programit partiak të LSDM-së për të ardhmen e këtij vendi dhe të qytetarëve të saj.
Shqiptarët tashmë askush nuk guxon t’i trajtojë si tufë dhenësh që ikin kah t’ju thotë bariu! Shqiptarët janë ngritur politikisht! Jo rastësisht ka rjedhë të votave shqiptare në LSDM, sepse tashmë jan bindur se, si kjo parti, si qeveria e udhëhequr nga kjo parti, asnjë më parë nuk ka bërë për shqiptarët. Ikën gati katër vite dhe, për herë të parë nuk kemi afera të montuara antishqiptare, nuk kemi burgosje politikisht të montuara, nuk kemi aksione shtetërore antishqiptare! Apo, edhe këtë meritë Arbër Ademi do t’ia përshkruajë si meritë BDI-së! Si thoshte i gjori politik: BDI-ja atë që e ka premtuar atë edhe e ka realizuar! Gjithçka që i ka premtur VMRO-së e ka realizuar! Është e paharrueshme periudha kur Ali Ahmeti, për të ngelur në qeveri, i premtoi Nikolla Gruevskit se nuk do ta hapë asnjë çështje shqiptare, do të vë monitorim për këtë mandat!
Arbër Ademi fliste sikur para një mediumi në Tunguzi ku shqiptarët nuk kanë as qasje e as interes për të përcjellë tv-të e tyre! Periudha politike më e dështuar dhe tepër tragjike për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut ka qenë periudha derisa BDI-ja ka qenë në pushtet! Ndërsa pushtetin gjithnjë e kanë vjedhur me para të pista, me premtime të rrejshme dhe me përvetësime të programeve të kryeministrave dhe të projekteve të qeverive në të cila BDI gjithmonë ka qenë ose kukull ose vasal. Me qindra vrasje të shqiptarëve, me qindra vrasje të komandantëve, të ushtarëve, me dhjetra burgosje të tyre, me status të pazgjidhur të atyre luftëtarëve që u bënë shkaktar pr t’u arritur Marrëveshja e Ohrit, – të gjitha këto kanë ndodhur në kohën sa ka qeverisur BDI-ja! Me sistem shkollor të degraduar deri në primitivizëm, me sistem shëndetësor të diskriminuar, me politika të emigrimt të popullatës, me frikësime policore të popullatës – me dukuri të tilla jemi kalitur si shqiptarë në periudhën e BDI-së, e cila, një ditë kur do të studiohet, do të dal si periudha më e trishtë e shqiptarëve që pas luftërave botërore e këtej!
Oliver Spasovski, Kryeministri i Qeverisë Teknike, vuri theksin ekskluzisht në tejklimin e problemeve, të cilat arrihen vetëm me kompromis dhe me angazhim të përgjithshëm. Anëtarësimi në NATO ishte kompromis i arritur në mes të një force (LSDM-së) shumë të përgjegjshme dhe të gatsshme për ta shkëputur shtetin nga prangat e korrupsionit dhe të kriminlizimit ku e kishin futur pushtetarët VMRO-BDI, si dhe të palës greke të cilët dhanë kontributin e tyre për një intubim të shëndetshëm të shtetit tonë. Fillimi i negociatave për anëtarësim në BE po ashtu kërkon tejkalim problemesh, për të cilat duhet angazhim racional dhe gjithëpërfshirës. LSDM nuk vrapon për t’u stolisur me merita por, meritorë i bën të gjithë qytetarët e vendit. Kjo bënë dallimin në mes kësaj partie ssi dhe partive të tjera që notojnë në premtime mashtruese e në oferta ireale.
Oliver Spasovski premtoi që, pas formimit të qeverisë së re nga LSDM, gjëja e parë që do të duhet do të jetë angazhimi i të gjithë strukturave, i të gjithë qytetarëve që ta luftojmë pandeminë deri në përmasat e zhdukjes së saj. Pa këtë sukses, nuk do të mund të flasim për asnjë sukses tjetër, as për shtrim të asfaltit, as për gurthemel të një shkolle a të një salle sportive, as për një urë, as për një aeroport të ri, as për një kanalizim, as për ujësjellës… Për asgjë!
Këtë segment nuk e trajtuan kandidatët e tjerë. E dini pse? Sepse, sa më e përhapur pandemia aq më “justifikuese” mosrealizimi i premtimeve boshe dhe ireale. Këtë situatë, të gjitha partitë e shikojnë si mundesi për të premtuar gjëra të pamundshme, sepse, kurrë nuk do të realizohen kurse faji do të jetë “jetim”! Vetëm LSDM-ja do të jetë në krah të forcave shëndetësore botërore që do të përkushtohn me tërë qenie në luftimin e kësaj pandemie. Ky ishte nëri prej atyre shumë mesazheve njerëzore që i përcolli Oliver Spasovski në këtë debat televiziv, i cili, pa dyshim që do të zgjërojë shtratn e rrjedhës edhe të më shumë votave shqiptare drejt kësaj partie tashmë qytetare!