Zemërimi rus per rrëzimin e nje avioni luftarak nga forcat turke nuk ka kaluar, madje presidenti Vladimir Putin ka ashpërsuar tonet ndaj Ankarasë. Ne konferencën per shtyp te fundvitit shefi i Kremlinit përsëriti se ngjarja ishte nje akt armiqësor dhe se nuk ka gjasa ne nje përmirësim te marrëdhënieve mes dy vendeve.“Rrëzimi i avionit ishte akt armiqësor, por Rusia nuk është nga ato vende qe largohen. Nuk ka asnjë perspektive qe te përmirësohen raportet me Turqinë, me lidershipin aktual te vendit. Turqit vendosen te kënaqnin amerikanet. Nëse do te kishte qene incident do te kërkonin falje, por ata nxituan tek NATO per t’i treguar SHBA dhe BE se janë partner te besueshëm”.Akuzat e Putin vijuan me komentin se ne Turqi ka nisur nje proces islamizimi, qe duhet te ketë shqetësuar edhe themeluesin e shtetit, Ataturk. Presidenti ndal edhe tek kriza siriane teksa theksoi se askush s’mund te vendose se cili duhet te jete lider nje vendi, pasi kjo i takon popullit sirian. Megjithatë, ai mbështet nismën e OKB per nje rezolute per Sirinë. Ai iu përgjigj interesimit te gazetareve edhe per vizitën e sekretarit amerikan te Shtetit Kerry ne Moske, si dhe shprehu gadishmerine e Rusise per bashkëpunim me SHBA per zgjidhjen ne problemeve.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj se i vodhi zgjedhjet lokale të 2023-shit.
Gjatë takimit me demokratët e Degës Nr. 9 në Tiranë, Berisha theksoi se me protestat e tyre, ata e shndërruan…