Reja publikon listën e Kombëtares

Tekniku u beson të rinjve për ndeshjet e Shtatorit

Në ndeshjet e Shtatorit ndaj Polonisë, Hungarisë dhe San Marinos rikthehen të rinjtë për kombëtaren shqiptare. Trajneri Edy Reja nuk ka hezituar të grumbullojë futbollistët e rinj në moshë, por që po bëjnë paraqitje të mira me klubet e tyre në Europë. Ernest Muçi, vjen nga Kombëtarja U-21, por rikthehen Ramen Çepele, Mario Mitaj, Enis Çokaj dhe Armando Broja.

Pjesa tjetër e listës me 27 lojtarë është e njëjtë. Kombëtarja do të nisë grumbullimin këtë të diel, me lojtarët që do të bashkohen me stafin në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë. Lojtarët që janë të impenjuar me klubet do të mbërrijnë në kampin kuqezi të hënën.

Përfaqësuesja kuqezi do të ndeshet më 2 Shtator me Poloninë, më pas më 5 Shtator, në Elbasan Arena pret Hungarinë. Sfida e tretë e Shtatorit është ajo e datës 8, po në Elbasan, ndaj San Marino.

Leave a Reply