Nesër në mbledhjen e qeverisë pritet te miratohen disa vendime per ndryshimin e qeverise ne nivel zëvendësministrash. Burime pranë Kryeministrisë bëjnë me dije se do te ketë lëvizje te zëvendësministrave ne disa dikastere. Ajo qe pritet me interes është te shihet nëse mbledhja e se mërkurës do te përfshije apo jo ne kabinet përfaqësues te partisë Socialdemokrate, e cila deri tani nuk është pjese e koalicionit qeveritar. Ne mënyre te përsëritur kryeministri Edi Rama është shprehur kundër riformatimit te qeverise, megjithatë duket se për zëvendësministrat, lideri i maxhorances ndan nje tjetër mendim. Ndryshimi i fundit i zëvendësministrave u be ne 10 shkurt kur u futen ne kabinet 3 propozime te Lëvizjes Socialiste per Integrim, mes te cilëve edhe ish-kreu i shërbimit sekret Bahri Shaqiri ne postin e zëvendësministrit te Transporteve.
Tetë raketa dhe 87 dronë, Rusia bombardon sërish Ukrainën
Rusia ka sulmuar sërish Ukrainën gjatë natës, duke përdorur tetë raketa dhe 87 dronë. Kjo ka shkaktuar dëme në pesë…