Rusia nis sulme të reja me dronë në Kiev dhe Kharkiv

Pas 2 ditësh sulme të mëdha ajrore, Ukraina është sërish nën sulmin e dronëve rusë teksa ka raportime për shpërthime në Kiev dhe Kharkiv. Kryebashkiaku Ihor Terekhov në Telegram se rusët duan që të frikësojnë qytetin e tyre teksa shtoi se ata nuk janë të frikësuar.

“Këto nuk janë objekte ushtarake, por kafene, ndërtesa banimi dhe zyra. Në prag të Vitit të Ri, rusët duan të frikësojnë qytetin tonë, por ne nuk jemi të frikësuar, ne jemi të pathyeshëm.”

Moska është kundërpërgjigjur ndaj sulmeve të Ukrainës në qytetin kufitar rus të Belgorod të shtunën, ku u vranë të paktën 20 persona.

Sulmi ukrainas erdhi pasi Rusia sulmoi në të gjithë Ukrainën të premten dhe si pasojë e tyre ndërruan jetë 39 persona. Këto u përshkruan nga Kievi si bombardimet më të mëdha me raketa të Rusisë në luftë deri më tani.

Administrata ushtarake në Telegram tha se sistemet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës në rajonin përreth kryeqytetit Kiev u angazhuan të shtunën për të zmbrapsur një sulm me dron rus. Shkalla e dëmit nuk është e qartë dhe ende nuk raportohet për viktima.

Leave a Reply