Shaqir Fetai mendon se sinqeriteti dhe devotshmëria shprehen përmes një pamje feminore të fotografisë së maturës, apo të fotos së librezës shëndetësore dhe se, me këtë pamje idiotike marrin fund të gjitha të bëmat e tij kriminale, merr fund sponsorisimi i krimit, përkrahja e krimit si dhe duartrokitja dhe miratimi i krimit që për gjysëm dekade ia ofroi “baba shehit” të tij Sulejman Rexhepit
Nga Jasir Jashari
Shaqir Fetai, ngjashëm si Sulejman Rexhepi, merr guximin që të tallet me opinonin, t’i thërrasë që të gjithë në përkrahjen e tij në stilin e “jevgut gjakovar”: u bo çka u bo, ta harrojm e të afrohemi se jemi tanët!
Nën këtë inercion amoral të shpirtit të tij, ai shpall çmimin e kurbanit të sivjemë dhe apelon te të gjithë myslimanët e vendit që kurbanin, qoftë si kafshë, qofshë në para, ta donojnë për Medresenë Isa Beu, në Shkup si dhe për paralelet e saj të dispersuara në disa qendra në RMV!
A patën Kurban Bajram myslimanët e Maqedonisë së Veriut në vitin 2018? Po në vitin 2019? Natyrisht që patën dhe, janë paguar në Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut me mijëra kurbanë (nga 120 euro) kurse janë dhuruar edhe qinra kurbanë qoftë në kafshë të imëta qoftë në kafshë të mdha!
Po kështu, i njëjti ritual është kryer edhe me rastin e Kurban Bajramit të vitit 2019, siç është kjo praktikë që kur është ndërtuar kjo vatër arsimore islame në vend.
Por, Shaqir Fetai, si myfti i Gostivarit, si anëtarë i ish-Rijsetit, si dorë e djathtë e Sulejman Rexhepit, a mund të na betohet në Zot e në Kuran se që të gjitha ato kafshë janë blerë e janë therrur dhe se tërë mishi është shpërndarë te fukarai dhe është ruajtur për nevoja të nxënësve të Medresesë? Duhet të betohet pa problem, sepse është dashur të kërkojë raporte vjetore, qoftë edhe raport ekskluzivisht për kurbanë, sepse kjo është praktikë e domososhme, ndryshe, për çdo kriminalizim të kurbanit bëhesh palë me kriminelin!
Tërë bota e di, siç e di edhe ish-Rijaseti si dhe vetë Shaqir Fetai se, një numër i konsiderueshëm i kurbanëve për vitin 2018 është therrur dhe pak mish është shpërndarë për të varfër, më shumë për “gazetarë” që, si çdo vit, edhe atë vit, ka përfunduar vetëm në një friz të një “gazetari”! Tërë bota e di, siç e di edhe ish-Rijaseti, pra edhe Shaqir Fetai se, atë vit guzhina e Medresesë nuk ka funksionuar për shkak të renovimeve. Atëherë, le të na thotë Shaqir Fetai se çka ndodhi me mishin e kurbanit, a u magazinua dikund, apo u shit i tëri, ose për më keq, fare nuk u therrën kurbanët dhe paratë përfunduan aty ku e di vetëm Saqir Fetai dhe tërë ish-Rijaseti!
Po ku ngeli mishi i kurbanit të vitit 2019 që duhej të konsumohej nga nxënësit e Medresesë gjatë vitit shkollor 2019-2020? Krejt bota e di, siç e di edhe Shaqir Fetai se sivjet Medreseja si dhe konvikti, pra as edhe guzhina, nuk kanë funksionar për shkak të masave të jashtëzakonshme nga pandemia e Covid 19! Suma-sumarum, mishi i kurbanëve për këto dy vite që nuk u shpenzua në guzhinën e Medresesë duhet akoma të jetë i magazinuar dhe duhet të jetë me bollëk, madje edhe të shpërndahet për të varfërit anekënd vendit. Apo, nuk gjendet asnjë copë për ilaç, sepse as nuk u blenë kurbanët dhe as nuk u therrën, kurse paratë e myslimanëve përfunduan atje ku e di vetëm Shaqir Fetai dhe tërë ish-Rijaseti (në xhep të Sulejman Rexhepit)!
Nëse nuk është kështu, nëse ka mish, atëherë, pse Shaqir Fetai (u.d. kryetar dhe jo “kryetari u.d. reisi”) ky manipulant provincial dhe gënjeshtar i pafytyrë, apelon te myslimanët e vendit që të bëjnë pagesën e kurbanëve në BFI për Medresantët? Shaqir Fetai nëse do mish kurbani, duhet ta ketë atë me bollëk, nëse do para për ta trasuar rrugën e hajnisë së Sulejman Rexhepit, “mallo morgen”! Për Shaqir Fetain që tani flitet edhe më zi se sa për Sulejman Rexhepin, sepse, thonë, “nxënësi duhet t’ia kalojë gjithnjë mësuesit”! Fatkeqësisht, kjo garë në mes të së kaluarës së përfaqësuar nga Sulejman Rexhepi dhe të tashmes së përfaqësuar nga Shaqir Fetai është garë e djallëzuar, imorale dhe aspak e pranueshme nga muslimanët e vendit. Shaqir Fetain e presin detronizime që do ta hedhin prej një skaji në skajin tjetër të turpit. Shaqir Fetai nuk e ka grykën për ta gëlltitur me aq lehtësi turpin si paraardhësi i tij.
Le të tregojë se ku mbetën kurbanët e dy viteve paraprake që të ketë me bollëk kurbanë për sivjet. Ndryshe, fajin le ta kërkon te vetvetja!