Një fëmijë 3 vjeç ka ndërruar jetë në spitalin e qytetit të Shkodrës, pasi u përplas nga një automjet në lagjen “Partizani” të këtij qyteti.
Bëhet e ditur se fëmija me inicialet K.SH. ishte së bashku me prindërit në trotuar, teksa u shkëput nga ata dhe u përplas nga një automjet. Ai u dërgua menjëherë në spitalin e qytetit, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
Policia ndaloi shtetasin me inicialet J.P, i cili ishte drejtuesi i automjetit, ndërsa janë nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.