Ulja e çmimit të barnave tanimë është e ndjeshme. Këtë e pohojnë edhe vetë farmacistët, të cilët i tregtojnë medikamentet me çmimet e reja të ulura. Madje kanë medikamente të cilat në pullë tregojnë çmim më të lartë, por janë të detyruar ta tregtojnë më lirë.
“Çmimet e reja për barnat kanë qenë të prekshëm që pas 1 janarit. Nga data 1 janari deri me 1 prill ka qenë listë vetëm për barnat jashtë listës së rimbursimit, pastaj me 1 prill dhe në vazhdim është dhe lista e re me çmimet e reja të barnave të rimbursuara, të cilat janë më të prekura nga moshat e treta. Kjo është duke i prekur zë më zë të gjitha barnat ulja mund të jetë ose 10 %, por ka raste që është ulur edhe më shumë se 100%”, tha farmacisti Florian Marku.
Për një gamë të gjerë sëmundjesh çmimet e barnave janë ulur. Gjithashtu është ulur si çmimi i barnave të kompanive ‘brand’ ashtu edhe çmimi i barnave ‘xhenerike’.
“Me ligj është e detyruara që çdo ‘xhenerik’ të jetë 20% poshtë ‘brendit’, që do thotë nëse brendi është ulur, ‘xheneriku’ është ulur edhe më shumë. Normalisht gjitha kategoritë e sëmundjeve kanë uljet e veta dhe janë të prekshme”, tha Marku.
Por farmacistët pranojnë se në treg ka mungesa të disa barnave, që sipas tyre, ishte e pritshme për shkak të këtyre ndryshimeve.
“Nuk mund të themi që s’kemi mungesë barnash në treg, por ndoshta kjo mungesë vjen si rezultati ndryshimit të listës me ndryshimin e çmimit dhe kjo ngelet për tu parë deri në fund të këtij muaji. Gjithmonë 30 ditëshi parë me ndryshimin e listës sjell probleme të tilla.
Çmimi i barnave të ulura
Rocephin ishte 912 leke behet 628 leke
Fraxiparine 7945 3249
Daktarin 778 430
Vermox 409 122
Tritace 832 667
Eudorlin, ishte 400Lekë, bëhet 79Lekë
Cetirizin Hydrochloride ulje 44.7%
Felopidine ulje 46.4%
Amlodipine ulje 18.6%
Acid Acetylsalicilik ulje 25.3%
Terbinafine ulje 39.6%
Letrozol ulje 53.5%
Atenolol ulje 21.8%
Bicalutamide ulje 22%
Carvedilol ulje 50.6%
Claryhtromicine ulje 46.7%
Clopidogrel ulje 42.6%
Acid Valproik 47.8%
Metformine 43.2%