Një shtetas amerikan që i ishte bashkuar forcave kurde në luftën kundër ISIS-it në Siri katër muaj më parë, ka gjetur vdekjen në luftime.
Vdekja e amerikanit të identifikuar si Keith Broomfield, konfirmohet edhe prej Departamentit të Shtetit, por pa dhënë më tepër detaje se si dhe kur është vrarë ai.
Faqet e lidhura me forcat kurde YPG në rrjetet sociale raportuan të parat lajmin e vdekjes së Keith, 36 vjeç, duke e quajtur atë një martir.
Sipas këtyre burimeve, 36-vjeçari ka mbetur i vraë në luftimet në qytetin e Kobanit, në kufirin mes Sirisë dhe Turqisë.
Autoritetet amerikane thanë se janë vënë në kontakt me familjen e Keith Bloomfield nga Masachusetts. E ëma e tij, Donna mësoi vdekjen e djalit të saj, nga djali tjetër i saj. Ajo thotë se Keith ishte nisur drejt Sirisë 4 muaj më parë. Fillimisht ka komunikuar shpesh me djalin e saj, por vetëm për pak kohë.
Ajo tashmë kërkon kthimin e trupit të pajetë në Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që mënyra dhe data e vrasjes së 36-vjeçarit mbetet ende mister.
Besohet se qindra shtetas amerikanë u janë bashkuar grupeve që luftojnë ISIS-in si në Siri ashtu edhe në Irak, dhe po në këto përmasa është edhe shifra e atyre që u janë bashkuar ekstremistëve.