Zëvendëskryeministrja belge jep dorëheqje për t’u kujdesur për burrin e saj të sëmurë

Ministrja e Jashtme dhe zëvendëskryeministrja belge, Sophie Wilmes ka dhënë dorëheqje, njoftoi kabineti të enjten, për t’u kujdesur për bashkëshortin e saj, ish-futbollistin australian Chris Stone, i cili është diagnostikuar me kancer në tru.

Wilmes, e cila ka qenë kryeministrja e Belgjikës në vitin 2019-2020 dhe gruaja e parë në atë rol, kishte dhënë veçse përkohësisht dorëheqje në prill për të njëjtën arsye, duke deklaruar se situata do të rivlerësohej gjatë verës.

“Sëmundja e burrit tim do të jetë një betejë e vështirë që unë dua ta ndihmoj që ai ta luftojë”, tha Wilmes në deklaratë. “Detyrat e mia aktuale në qeveri nuk do të më lejonin ta bëja këtë”.

Në prill, kryeministri Alexander de Croo mori përkohësisht detyrat e Wilmes për punët e jashtme.

“Faleminderit për përkushtimin dhe angazhimin tuaj ndër vite. Kjo nuk është lamtumirë, derisa të takohemi përsëri”, de Croo i tha Wilmes në një postim në Twitter.

Leave a Reply