Një konflikt me armë zjarri në Fier ka përfunduar me plagosjen e një personi.Ngjarja ka ndodhur të martën e 29 dhjetorit, vendin e quajtur Mbrostar-Ferko, ku Arian Gega 44 vjeç, Albes Gega 23 vjeç dhe Albion Bullgari 20 vjeç janë konfliktuar me armë zjarri me njëri tjetrin për motive të dobëta.Si pasojë është plagosur shtetasi Albion Bullgari i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier jashtë rrezikut për jetën.Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të tre personave, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Fier për veprat penale“Vrasje me dashje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
‘Rebelët’ konservatorë planifikojnë grusht shteti brenda partisë për të zëvendësuar Sunack me Mordant
Një grusht shteti brendapartiak po planifikohet nga “rebelët” e krahut të djathtë të konservatorëve në Britani, në funksion të zgjedhjeve lokale, me…