Gjyqi ndaj Trump

Ai akuzohet për nxitës të kryengritjes më 6 Janar 2021

Senati Amerikan nis të martën gjykimin e ish-presidentit republikan të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i cili akuzohet për “nxitje të kryengritjes” më 6 Janar.

Mbështetësit e tij sulmuan ndërtesën e Kongresit Amerikan, në përpjekje për të penguar certifikimin e fitores së Joe Biden-it në zgjedhjet presidenciale të 3 Nëntorit. Pesë persona, përfshirë një polic, vdiqën në trazira. Sipas një sondazhi të kryer nga dhe Qendra e Kërkimeve Ipsos, shumica e amerikanëve duan që Senati Amerikan ta dënojë Trump-in dhe në këtë mënyrë, ta ndalojë atë të udhëheqë ndonjë zyrë publike në të ardhmen.

50 demokratët e Senatit do të kenë nevojë për votat e së paku 17 republikanëve për ta dënuar ish-presidentin. Ky rezultat duket se nuk ka gjasa të arrihet. Shumë senatorë republikanë i kanë dënuar veprimet e Trump-it rreth trazirave në Kongres, por vetëm një pjesë e vogël e tyre ka treguar gatishmëri për ta dënuar atë.

Dhoma e Përfaqësuesve, e kontrolluar nga demokratët, ka votuar për shkarkimin e Trump-it, pak ditë para se ai të përfundonte mandatin presidencial, më 20 Janar. Sipas demokratëve, një fjalim i Trump-it më 6 Janar, si dhe pretendimet e pabazuara të tij për mashtrime në zgjedhje e kanë provokuar turmën për të sulmuar Kongresin.

Avokatët e Trump do të kujdesen që të argumentojnë se fjalimi i tij nuk ishte absolutisht shkak për protesta dhe se mbrohet nga amendamenti i parë. Sipas tyre, Senati nuk do të votojë për shkarkimin ndaj Trump, sepse ky i fundit nuk është më president. 17 republikanë do të duhet t’i bashkohen senatorëve demokratë për të shpallur Trump-in fajtor.

Leave a Reply