Heroi 98 centimetër i tërmetit në Turqi

Përderisa kërkimet për te mbijetuar nga tërmeti ne Izmir po vazhdojnë, në mes të njerëzve të shumtë që po marrin pjesë, ka rënë në sy një pjestar i ekipit i cili është vetëm 98 centimetër i gjatë.

Ridvan Çelik ka tërhequr vëmendje me trupin e tij të shkurtër dhe me guxmin e mundin e treguar për të ndihmuar në kërkimet poshtë rrënojave. Ai është 29 vjeçar dhe ka kaluar 4 ditë pa fjetur duke përdorur avantazhin e trupit të tij për tu futur edhe në vendet me të vështira për kërkim e duke rrezikuar edhe jeten e tij.

Çelik është duartorkitur nga njerzit të cilët kanë ngelur të mahnitur për luftën që po bënë me trupin e tij të vogël për të shpëtuar jetë. “Më thonë se e kam zemrën e madhe”  është shprehur ai, i lumtur që ka mundësi të bëjë diçka për të tjerët.

Pavarësisht nga vuajtjet dhe vështirësitë e kaluara të gjithë pjestarët që po marrin pjesë në kërkime, janë duartrokitur për çdo person të gjallë që kanë nxjerrë nga rrënojat.

Deri tani është bërë e ditur se numri i njerëzve që kanë humbur jetën nga tërmeti ka arritur në 109 persona.

Leave a Reply