Hetimet për tërmetin, prokuroritë marrin lejet e ndërtimit pas viteve 1990 dhe 2000

7 / 100 SEO Score

3 ditë pas tërmeti shkatërrimtar të 26 nëntorit që la pas 51 të vdekur, mijëra të plagosur dhe dëme të pallogaritshme materiale, Prokuroritë në dy qytete vendosën të nisin hetimet, për veprat penale “Ndërtim pa leje” dhe “Shpërdorim detyre”.

Dyshimet kryesore në Durrës janë se pasojat e tërmetit, kanë ardhur si shkak i ndërtimeve pa leje dhe të moskryerjes së detyrës nga inxhinierët zbatues dhe personave përgjegjës.

Shkak, gjithashtu dyshohet të jetë bërë edhe mospërmbushja e rregullt e detyrës nga nëpunësit shtetëror të ngarkuar me mbikëqyrjen e këtyre ndërtimeve.

Por pjesë e hetimit pritet të jenë shumë banorë.

Pyetja e tyre nga prokuroritë prite të behët në një fazë të dytë.

Një grup prokurorësh po verifikon organet qe kanë miratuar lejet e ndërtimit dhe nëse ato janë zbatuar siç duhet nga ndërtuesit.

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar informacione paraprake Bashkisë së Tiranës për banesat me dëme dhe të klasifikuara jo në kushtet e duhura për banim.

Në Krujë organi i akuzës nuk ka regjistruar procedim, por nga ana tjetër në terren janë marrë të gjitha provat e mundshme.

Prokurorët dhe oficerët gjyqësore ishin në Thumanë, ku u shembën tre pallate, e ku humbën jetën 24 persona, raporton A2.

Ata kanë kryer të gjitha veprimet për mbledhjen e provave. Verifikimi është shtrirë edhe në shumë shtëpi e objekte të tjera të dëmtuara.

Në cilësinë e provës materiale janë marrë mbetje të ndërtesave, si dhe janë siguruar edhe kopje të raportit të grupeve të konstatimit të dëmeve.

Sekuestrime ndërkohë janë bërë në zyrat e urbanistikës për projektet, lejet e ndërtimit dhe aktet e kolaudimit.

Leave a Reply