KE: Qeveria e re të përshpejtojë reformat në luftën kundër korrupsionit dhe sundimit të së drejtës

Komisioni Evropian edhe zyrtarisht ka reaguar për zgjedhjen e qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut, njofton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, në emër të institucionit shprehu dëshirë për bashkëpunim të mirë në qeverinë e re të kryesuar nga Zoran Zaev në pjesën e reformave dhe prioriteteve lidhur me BE-në, në dobi të qytetarëve.

“Presim nga autoritetet ta përmbajnë dhe përshpejtojnë zbatimin e reformave, veçanërisht në pjesën e qeverisjes së të drejtës, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe më tej t’i përforcojnë marrëdhëniet e mira fqinjësore”, deklaroi Pisonero për MIA-n.

Në mëngjes eurokomisari për zgjerim, Oliver Varheji, shefi i diplomacisë evropiane, Zhozep Borel, kryetari i Parlamentit të Evropës dhe eurokomisar për buxhet, Johanes Han, gjithashtu e përshëndetën përbërjen e re qeveritare dhe shprehën dëshirë për bashkëpunim të mirë në pjesën e agjendës së BE-së.

Leave a Reply