7 Marsi, Rama-mësuesve: Gëzuar dhe ndjesë për shfaqjet e te enjteve në Parlament

Me rastin e ditës së 7 marsit, kryeministri Edi Rama ka shpërndarë disa dekorata në shenjë mirënjohje për mësuesit. Nga Kryeministria ku Rama organizoi takimin u kërkoi ndjesë mësuesve për fjalorin dhe shfaqen që dhurojnë çdo të enjte deputetët e Kuvendit të Shqipërisë.

Ndjesë të thellë dhe të vërtetë për faktin se cdo të enjte në Kuvendin e Shqipërisë nuk iu ndihmojmë aspak në kryerjen e misionit tuaj thelbësor, jo vetëm të përgatisni njerëz të ditur, por të edukoni qytetarë të mirë. Jo vetëm që nuk u ndihmojmë, por u pengojnë cdo të enjte rregullisht në kryerjen e misionit tuaj. Edhe ditët e tjera patjetër, por sidomos të enjten.

Shfaqja e së enjtes rrëzon të gjitha fjalët në raport me virtytet dhe  dhuntitë e mira. Unë kam mundësinë që në ditët e tjera të javës përveç të enjtes të laj me sa më shumë punë dhe kontribut mëkatet e ditës së enjte. Besoj që në raport me ju ne kemi shumë ende për të bërë, shumë më tepër detyrime se të drejta për të thënë se sa shumë kemi bërë” deklaroi Rama. Gjithashtu gjatë fjalës së tij Rama u ndal edhe te reforma në arsim, të cilën e vlerësoi.

Leave a Reply