Arrest në burg për 51-vjeçarin që trafikonte armë nga Serbia në Shqipëri

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e sigurisë arrest në burg për 51-vjeçarin Ylber Ademi nga Kosova, i cili u arrestua dy ditë më parë duke trafikuar armë, municione dhe eksploziv.

Ademi u arrestua në aksin nacional Elbasan-Peqin duke udhëtuar me automjet dhe iu sekuestruan 19 pistoleta, 400 fishekë dhe 4 kallëpe tritoli. Sipas policisë, 51-vjeçari i trafikonte armët nga Serbia dhe i transportonte në Kosovë e më pas destinacioni final ishte Shqipëria, ku dhe i shiste. Autoritetet e kishin mbajtur nën vëzhgim Ylber Ademin para se ta arrestonin, me qëllim që të zbulonin blerësit e armëve dhe personat e tjerë të përfshirë në këtë skemë.

Mirëpo nuk ka rezultuar që të kishte persona të tjerë në këtë trafik armësh e municionesh. Nga veprimet e deritanishme proaktive ka rezultuar se 51-vjeçari ka shitur edhe më parë armë luftarake në Kosovë, Shqipëri e vende të tjera. 

Leave a Reply