FOTO/ Dy avionë turq i sulen helikopterit të ministrit të Mbrojtjes së Greqisë, pamje nga incidenti

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë Nikos Panagiotopoulos dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Konstantinos Floros bënë një vizitë të bazave ushtarake në ishujt kufitarë me Turqinë, Oinousses dhe Farmakonisi.

Por, kjo vizitë nuk mund të kalonte jashtë vëmendje së forcave ajrore turke, të cilët sipas mediave greke kanë kërcënuar helikopterin ku udhëtonin dy krerët e ushtrisë helene.

Dy avionë luftarakë F-16 të Turqisë i janë afruar helikopterit grek duke bërë lëvizje të rrezikshme në ajer.

Leave a Reply