Koronavirusi mbërrin në Shkup

Ministri i Shëndetësisë së RMV, Venko Filipçe, në një konferencë të jashtëzakonshme pranë Qeverisë ka bërë të ditur se virusi Korona ka mbërritur dhe se një paciente e ardhur nga Italia ka rezultuar pozitive gjatë testit të zhvilluar në orët e pasdites.

Pas analizave të bëra në Klinikën Infektive pacientja ka rezultuar pozitive. Pacientja është e shtruar në repartin e infektologjisë por në gjendje të mirë. Pacientja Ka qenë në Itali, për një muaj, po në Itali nuk ka qenë e trajtuar. Ministri tha se nuk ka nevojë për panik dhe se po merren të gjitha masat.

Leave a Reply