Marrëveshje mes Shqipërisë dhe Turqisë/ Ministri turk: Do ngremë shkolla të reja dhe do investojmë në Shëndetësi!

Ministri i jashtëm Bushati dhe homologu i tij turk në konferencën e përbashkët për mediat thanë se sot nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Turqisë.

“Sot nënshkruam një deklaratë bashkëpunimi. Investimet turke në Shqipëri janë rritur. Do rrisim investimet në shëndetësi. Do të ngremë shkolla të reja në Shqipëri, do të ngremë nivelin e arsimit në Shqipëri. Nuk do të pranojmë vetëm studentë nga Shqipëria por dhe nga rajoni. Mbështesim kandidaturën e Shqipërisë në OSBE.”, tha Çavușoğlű.

Ndërsa ministri Bushati tha: “Ministria jonë e jashtme dhe dy ministrat janë në rolin e koordinuesit. Në iu paraprijmë edhe mbledhjes së qeverive mes dy vendeve. Përforcim ekonomik mes dy vendeve tona, duke bashkëpunuar në fushën e turizmin dhe në fushën e bujqësisë. Mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme në bashkëpunimin e mbrojtjes, por edhe në suazën në NATO, por edhe agjencia TIKA, e cila ka ndihmuar shumë Shqipërinë. Dua të falënderoj popullin e Turqisë, për ndihmat kryesisht në përmbytje.”/tiranapost

Leave a Reply