Merkel: Migrimi sfida më e madhe për të ardhmen e BE-së

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi sot se migrimi është sfida më e madhe për të ardhmen e Bashkimit Europian.

“Kjo sfidë më duket shumë më e madhe për kohezionin e ardhshëm të Bashkimit Europian sesa atë që kemi përjetuar gjatë krizës së eurozonës”, tha Merkel gjatë një fjalimi në parlamentin gjerman.

Komentet e Merkelit vijnë pas manifestimeve të ekstremit të djathtë në Gjermani, si kundërpëgjigje ndaj një rritjeje të perceptuar të krimeve të kryera nga azilkërkuesit.

Tubimet kanë përfshirë sulme kundër të huajve.

Gjermania mori qindra mijëra refugjatë në vitin 2015 dhe 2016, një vendim që i kushtoi Merkelit dhe konservatorëve të saj një pjesë të rëndësishme të kapitalit politik.

Leave a Reply