Mjeku jep lajmin e mirë: Pse Shqipëria do të jetë një nga vendet më pak të dëmtuar nga kjo pandemi

Mjekun Edmond Stojku tha se ne do të jemi një nga vendet me më pak të dëmtuar nga kjo pandemi globale.

“Në radhë të parë kemi për detyrë të mbrojmë veten dhe në radhë të dytë kemi për detyrë duhet të mbrojmë edhe të tjerët, qysh nga familja deri te shoqëria. Duhet të japim shembuj përgjegjshmërie, pasi përndryshe dëmi do të jetë shumë i madh.

Unë shoh se shoqëria shqiptare ka reaguar shumë mirë. Është e vërtetë që do të ketë një rritje eksponenciale të rasteve, por kjo rritje deri tani e rasteve është e moderuar dhe nëse vazhdon ky trend ne do të futemi te vendet me më pak të dëmtuar nga kjo pandemi globale”, – tha Stojku në Ora News.

Leave a Reply